zoom

Slider

BE vendos: Një karikues për të gjitha llojet e telefonave

Apple do të duhet të ndryshojë karikuesit e iPhone-ve që do të shesë në Europë deri në vitin 2024, pasi vendet e BE-së dhe ligjvënësit ranë dakord të martën për një karikues universal për telefonat celularë, tabletët dhe aparatet fotografike.

Ndërhyrja, për të cilën Komisioni Europian tha se do t’ua lehtësonte jetën konsumatorëve dhe do t’u kursente para, erdhi pasi kompanitë nuk gjetën dot një zgjidhje të përbashkët.

Brukseli ka bërë presion për një karikues universal për celularët për më shumë se një dekadë, të nxitur nga ankesat prej përdoruesve të iPhone dhe Android se duhet të kalojnë në karikues të ndryshëm për pajisjet e tyre.

iPhonët karikohen nga një kabllo Lightning, ndërsa pajisjet me bazë Android përdorin lidhës USB-C.

Gjysma e karikuesve të shitur me telefona celularë në vitin 2018 kishin një lidhës USB micro-B, ndërsa 29 për qind kishin një lidhës USB-C dhe 21 për qind një lidhës Lightning, sipas një studimi të Komisionit të vitit 2019.

“Deri në vjeshtën e vitit 2024, USB Type-C do të bëhet karikuesi universal për të gjithë telefonat celularë, tabletët dhe kamerat në BE”, tha Parlamenti Europian në një deklaratë.

Shefi i industrisë së BE-së, Thierry Breton tha se marrëveshja do të kursente rreth 250 milionë euro për konsumatorët.

“Vendimi gjithashtu do të lejojë teknologjitë e reja si karikimi me valë të shfaqen dhe të maturohen pa lejuar që inovacioni të bëhet një burim i fragmentimit të tregut dhe shqetësimit të konsumatorëve,” tha ai.

Apple, e cila ka paralajmëruar se propozimi do të dëmtonte inovacionin dhe do të krijonte një mal me mbeturina elektronike, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

“Ne jemi krenarë që laptopët, e-lexuesit, kufjet, tastierat, minjtë e kompjuterit dhe pajisjet portative të navigimit janë gjithashtu të përfshira”, tha ligjvënësi Alex Agius Saliba që drejtoi debatin në parlament.

Laptopët do të duhet të jenë në përputhje me legjislacionin brenda 40 muajve nga hyrja në fuqi e tij. Ekzekutivi i BE-së do të ketë fuqinë në të ardhmen për të harmonizuar sistemet e karikimit me valë.

Fakti që marrëveshja mbulon gjithashtu lexuesit elektronikë, kufjet dhe teknologjitë e tjera do të ndikojë edhe te Samsung, Huaëei dhe prodhues të tjerë të pajisjeve.

Aa Aa