zoom

Lajme

Basha: Qëndrimi i Berishës në politikë pas “non grata” na penalizoi. Në Shkodër e ndihmoi Rama

Lulzim Basha ishte sot përballë ish-koleges së tij, Grida Duma.

I ftuar si kryetar i Partisë Demokratike, Basha i kaloi fajin kryetarit të PD-së së Rithemelimit se pse opozita është në krizë.

Sipas Bashës, këmbëngulja e Berishës për të qenë pjesë e politikës edhe pse u shpall non-grata ka “sabotuar” PD-në e Bashës.

“Edhe sot e kësaj dite e përsëris, ndjej keqardhje të thjeshtë sepse nuk jam nga ata që harron historinë. Po të kishte ndjekur këshillën time, sot PD do ishte shumë më mirë, në mos në pushtet, shumë afër pushtetit”, tha Basha.

Më tej ai shtoi se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Berisha u ndihmua nga Rama për të korrur një fitore të përkohshme në Shkodër.

Faza e dytë, është procesi zgjedhor i 6 marsit, siç e dimë fare mirë me ndihmë të nëndheshme të Edi Ramës arriti që në Shkodër të korrte një fitore jetëshkurtër. Dorëheqja ime erdhi me idenë që të kishte një tërheqje. Gjërat shkuan shumë më keq, një grup i mbetur në PD u përpoq të gjente rrugën më të shkurtër duke iu nënshtruar Berishës për ta çuar partinë atje”- u shpreh Basha.