zoom

Politikë

Basha porosit këshilltarët bashkiakë të PD: Mos bini në kurthin e numrave

Në një takim që pati me këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike që garuan më 14 maj, Lulzim Basha la si porosi për ta është se nuk duhet të bien në kurthin e numrave.

Sipas tij, puna e tyre duhet të jetë vetëm në interes të qytetarëve, ndërsa ata që përqendrohen te numrat, Basha i konsideroi zombi.

“Është gabimi më i madh të biem në kurthin e numrave. Nëse ka një mërzi deri në mllef apo urrejtje për klasën politike sot, është se diskutimi është mbyllur në një dhomë dhjetëra herë më të vogël se kjo ku flitet për para dhe interesa të ngushta mes pak njerëzve në kurriz të gjithë shqiptarëve.

Duhet të heqim filtrat e hipokrizisë që edhe numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë qëllimeve të mëdha. Numrat e mëdhenj nuk i shërbejnë gjithnjë interesit të qytetarëve.

Ata që i thonë vetes shumë enden si zombi pa arritur të kuptojnë se domethënia e tyre për njerëzit e thjeshtë është zero. Numrat me të cilat rrahin gjoksin për qytetarët janë arsye më shumë për t’i kthyer shpinën kësaj kaste politike. Nuk bëhet fjalë për numra kur bëhet fjalë për llogaridhënie. Kjo nuk është çështje numrash, është çështje morali. Është çështje integriteti”, u shpreh Basha.