zoom

Ekonomi

Balluku: Fasha e konsumit do të bëhet 800 kilovatorë. Çmimi do të jetë më i lartë, por jo sa tregu

Në mbledhjen e qeverisë të ditës së mërkurë, ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku njoftoi se nga po shqyrtohet mundësia e një fashe konsumi deri në 800 kilovatorë dhe jo 700, siç ishte njoftuar më herët. Balluku shtoi se konsumatorët që kalojnë fashën nuk do të paguajnë njësoj si të tjerët, por as sa çmimi i bursës.

“Ka edhe familjarë që konsumojnë 5.000 kilovatorë në muaj dhe kjo nuk është e justifikueshme”.

Ministrja shtoi se biznesi i vogël dhe konsumatori do të vazhdojë të mbrohet nga shteti mbi çmimet e rritura të energjisë, ndërsa për bizneset në tensionin e mesëm ajo do të mbarojë në 1 qershor, por ende e diskutueshme.

Më tej, ministrja Balluku tha se është vendosur zbatimi i kontratës koncesionare për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar, që ishte anuluar në janar të 2019-s, fondi i të cilës shkoi për Paktin e Universitetit.

Më tej, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se është vendosur hartimi i databazës së vdekjeve në vend dhe mundësimi i sigurimit të jetës për personelet ushtarake shqiptare.