Aplikacion
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar ashpër gjuhën poshtëruese dhe provokuese ndaj opozitës, duke theksuar se agresiviteti politik rëndon më shumë qytetarët se sa politikanët.
Ky reagim i tij vjen pas gjuhës ofenduese që përdori Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit, që qytetarët që protestuan më 24 janar para Kryeministrisë i quajti “lapanjozë”.
Malaj kujton fjalët e profesor Servet Pellumbit, sipas të cilit “shtypja e kundërshtarëve i ngjan shtypjes së një suste: sa më shumë e shtyp, aq më fortë ajo të kthehet pas”.
Ai shprehet se përdorimi i epiteteve fyese dhe përçmuese ndaj protestuesve është “gjëja më e ulët që mund të bëjë një politikan”.
Ish-ministri thekson se partitë në pushtet kanë aplikuar të njëjtën agresivitet ndaj mosbindjes civile, pushtimit të podiumeve të Parlamentit, bllokimeve të rrugëve dhe tentativave për të penguar punimet e seancave parlamentare.
Postimi i plotë:
Profesor Servet Pellumbi një prej ikonave të PS dhe të majtës shqiptare argumentonte se: ‘ shtypja e kundërshtarëve i ngjan shtypjes së një suste. Sa më shumë e shtyp aq më fortë ajo të kthehet pas
Gjuha poshtërueese dhe provokuese ndaj protestuesve, në çdo rast, është jo e dobishme, sepse i ngjan hedhjes së benzinës në një zjarr.
Ky klasifikim i mijëra protestuesve me epitete fyese dhe përçmuese është gjëja më e ulët që mund të bëjë një politikan.
Pse Rilindja po ndjek një strategji ofenduese dhe përçmuese ndaj opozitës së vendit tonë?
Mosbindjen civile, pushtimin e podiumeve të Parlamentit. Zhurma me bilbila per te mos lejuar vazhdimin e punimve te seancave dhe tentativat për bllokimin e rrugëve nacionale i ka aplikuar me jo pak egërsi edhe vetë Rilindja.
Personalisht kam qënë dhe jam kunder tensionimit të jetës politike ntë vendit tone. sepse agresiviteti politik i rëndon më shumë popujve se sa politikanëve.
Po nëse më 21 Janar nuk do të kishte ndodhur vrasja shtetërore e katër protestuesve të pafajshëm,
si do t’i quante sot shoku Taulant protestuesit e opozitës tonë, me shkopinj nëpër duar, duke tentuar të dhunonin policët dhe të sulmonin Kryeministrinë?
Të gjitha librat e shenjtë japin një mësim të vyer: “kurrë mos i bëj tjetrit atë që nuk do të doje të ta bënte ai ty”./ Zoom.al