zoom

Aktualitet

Balla i shkel syrin Gjonajt për deputeten e LSI

Në Këshillin e Legjislacionit, deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ishte duke artikuluar një fjalë monotone që nuk la asnjë shenjë në debatin për ndryshimet e Kushtetutës, por në krah të saj u pa që Taulant Ballën nuk po e zinte vendi.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së kishte në krah të djathtë ish Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn. Papritur u kthye nga ajo dhe i shkeli syrin, i pandërgjegjshëm se kamera e kuvendit e kishte përfshirë edhe atë në objektiv. Gjesti i pahijshëm, që nuk dihet me çfarë kuptimi u dha, nuk u dallua nga deputetët e pranishëm në mbledhje, por binte shumë në sy në kamera. Shikoni videon më poshtë: