zoom

Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për koncesionarin e aeroportit të Rinasit

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi sot hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj Aeroportit të Tiranës në tregun e shërbimit taksi, për udhëtarë nga dhe drejt tij.

AK theksoi se është marrë nën shqyrtim rasti i kësaj ndërmarrjeje, pas dyshimeve për abuzime me ofrimin e shërbimeve/produkteve duke i vendosur ato në kushte të pabarabarta konkurrence.

“Shoqëria e shërbimit taksi nga Rinasi është denoncuar vazhdimisht për çmimet e kripura që ofron.

Ligji në fjalë për ‘Abuzimin me pozitën dominuese në treg’, thotë se mund të përbëjë abuzim veçanërisht vendosja, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta blerjeje ose shitjeje, ose e kushteve të tjera të padrejta të tregtimit. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjes Tirana International Airport SHPK në tregun e shërbimit taksi për udhëtarë nga dhe drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.