zoom

Sport

Arsenali kërkon të “rrëmbejë” një tjetër futbollist nga Manchester City, por e shqetëson Barcelona

Arsenali është gati t’i bashkohet Barcelonës në garën për të nënshkruar me portugezin Joao Cancelo.

Mbrojtësi i krahut të majtë duket se nuk ka të ardhme në Manchester City, por as te Bayern Munich që nuk do të blejë kartonin e tij.

28-vjeçari u largua nga Etihad Stadium në merkaton e janarit kur përfundoi një lëvizje huazimi te Bayern. Kjo marrëveshje përfshin opsionin për një transferim prej 70 milionë eurosh, por ky opsion nuk ka gjasa të përdoret nga kampionët në fuqi të Bundesligës.

Sipas mediave gjermane, Bayern do të ishte i hapur ndaj idesë së zgjatjes së marrëveshjes së huazimit të Cancelo, por palët e tjera të interesuara tani duan të përfitojnë nga kjo situatë.

Pretendohet se Arsenali është pjesë e kësaj pakete, së bashku me Barcelona, me trajnerin Mikel Arteta që ka punuar më parë me portugezin te City.

Arsenali në merkaton e verës së kaluar afroi Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko nga Manchester City, dhe besojnë se Cancelo do të ishte një tjetër opsion i dobishëm në sistemin e tyre taktik.

Megjithatë, thuhet se Barça është duke përgatitur ofertën e saj që përfshin një huazimi me marrëveshje të përhershme mes vështirësive të vazhdueshme financiare. /zoom.al/