Aplikacion
Policia e Shtetit konfirmoi se bashkë me njësinë spanjolle FAST, arritën të gjenin të fshehur dhe ndalonin me qëllim ekstradimi 50-vjeçarin.
Operacioni u kodua “Sant Joan”.
“Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.
Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Aktualisht besohej se Berisha ishte i fshehur në Dubai. Teksa vijon procesi në mungesë ndaj tij dhe të tjerëve, për ngjarjet e vitit 2005. Berisha ka qenë disa herë i akuzuar, hetuar, arrestuar dhe dënuar, për krime të ndryshme dhe njihet si kreu i “Bandës së Durrësit”. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë