zoom

Aktualitet

Arrestimi i Plarent Dervishajt, Artan Hoxha: Lidhet me Marinën e Durrësit të Alabbar

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një lidhje të projektit më të madh në vend me një kontigjent të krimit.

Pa dhënë shumë detaje, Hoxha tha se arrestimi i të shumëkërkuarit Plarent Dervishaj u bë pas një sherri që bëri me një shqiptar tjetër pas një ndeshjeje boksi në Dubai dhe ai tha se kjo ngjarje ka lidhje me Marinën që po ndërtohet në Durrës nga Mohamad Alabaar.

“Në një ndeshje boksi që është realizuar nga një sipërmarrës shqiptar janë mbledhur shumë personazhe që jetojnë në Dubai dhe gjatë ndeshjes së boksit Plarent Dervishaj është takuar me një person që është nga zona e ish-Parkut në Tiranë. Janë takuar brenda dhe kur kanë dalë jashtë kanë shkëmbyer grushta, me njëri-tjetrin. Kjo ka ndodhur me datën 18 kur një boksier shqiptar kishte ndeshje me një tjetër. Policia e Dubait i ka shkuar Dervishajt te apartamenti ku jetonte në kullën 40 kate te Marina dhe i kanë thënë se kishte shkelur rregullat e qëndrimit. Në Dubai nuk ka arrest shtëpie, por ka monitorim. Dervishaj kishte atje leje qëndrimi, apartamentin e tij. Besoj se ka lidhje me Marinën që po ndërtohet në portin e Durrësit”, tha Hoxha në një emision.