zoom

Bota

“Aromë lufte”, NATO përfundon manovrat më të mëdha ushtarake që nga mbarimi i Luftës së Ftohtë

Trupat e NATO-s njoftuan se do të përfundojnë sot manovrat më të madhe ushtarake nga aleanca e mbrojtjes perëndimore, që nga fundi i Luftës së Ftohtë, që synon të pengojë agresionin rus.

Një seri manovrash nën emrin “Steadfast Defender” u nis nga NATO si reagim ndaj situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë dhe si rezultat i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, më shumë se dy vjet më parë.

Sipas selisë së NATO-s, më shumë se 90 000 ushtarë nga të 32 vendet e NATO-s si dhe 50 anije luftarake, 1 100 automjete luftarake dhe më shumë se 80 avionë luftarakë u përfshinë në stërvitjen e nisur rreth katër muaj më parë. /ZOOM.AL/