zoom

Bota

Armëpushimi hyn në fuqi! Trump thirrje Izraelit dhe Iranit: Ju lutem mos e shkelni

Armëpushimi hyn në fuqi! Trump thirrje Izraelit dhe Iranit: Ju lutem mos e shkelni

Donald Trump, në një postim në Truth Social, ka deklaruar se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi, duke u kërkuar që të mos e shkelin atë.

 “Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”, shkroi presidenti amerikan.

Trump kishte njoftuar më parë se armëpushimi do të zbatohej brenda 24 orësh në dy faza, me Iranin që fillimisht do të ndalojë të gjitha operacionet e tij dhe Izraelin që do të bënte të njëjtën gjë 12 orë më vonë.

Ndërkohë Izraeli nuk e ka pranuar publikisht propozimin për armëpushim.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se armëpushimi i ishte “imponuar” Izraelit.

Postime të lidhura