zoom

Të gjitha

Arjola e uroi për ditëlindjen, Ledio Lako rikthen konfliktin e ‘Portokalli’-së

Aktori i njohur i ‘Portokallisë’, Ledio Lako ditën e sotme ka ditëlindjen dhe urimet kanë qenë të shumtë, por ajo që ka rënë në sy është urimi i Arjola Demirit.

Duket që dyshja kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre pasi aktori i njohur e thumboi ish-banoren e “Big Brother VIP” në një nga intervistat e tij të fundit.

Arjola pak minuta më parë i ka bërë një urim publik në Instagram. Ajo ka shpërndarë një foto të tijën duke shkruar: “Urime ditëlindjen. Me çfarë të do e bardha zemër”. Fotoja është ripostuar më pas nga Ledio i cili ka risjellë edhe një herë në vëmendje deklaratën e tij.

“Rrofsh! Edhe të mbajmë shinat e këtij rrugëtimi fort…”- duke i dhënë edhe një këshillë të drejtpërdrejtë dhe publikisht këtë herë.

Por, çfarë tha Ledio pak javë më parë?

Aktori deklaroi se në rrugën e artit nëse hyn është shumë e vështirë të dalësh, por shtoi se ka disa aktorë që kanë dalë nga shinat. “Në gjithë rrugën e artit po hyre është një rrugë pa kthim. Por, ka shina. Kush aktor është i disiplinuar di t’i mbajë shinat, ka shumë të tjerë që duan të dalin në det, duan të bëjnë koris të reja…”-tha ai asokohe duke iu referuar me fjalët “korsi të reja” atyre që duan të eksplorojnë gjëra të tjera.

Dhe një aktore që ka dashur ta bëjë këtë gjë ka qenë Arjola. Nëse kthehemi pas në kohën e “Big Brother VIP”, kujtojmë se kur nuk hapi kutinë e Pandorës Arjola tha se ëndrra e saj është të jetë prezantuese e “Portokallisë” dhe jo udhëtimi në Disneyland që iu ofrua.