zoom

Aktualitet

Arian Çani tregon lajmin që po qarkullon: Gjatë natës do ketë arrestime të bujshme, rrini zgjuar…

Drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë në Tv Klan, Arian Çani, ka paralajmëruar se gjatë natës pritet që të ketë arrestime të bujshme nga SPAK. Të paktën ky është lajmi që qarkullon mes gazetarëve.

Çani ka thënë se arrestimet pritet të bëhen në kuadër të hetimeve për inceneratorët e mbetjeve, por nuk dihen emra konkret.

 

Arian Çani: Flitet nga burime ende të pakonfirmuara se sonte gjatë natës pritet të ketë arrestime të bujshme. Nuk mund të them dot se kush do arrestohet, por bëhet fjalë që SPAK-u do ndërhyjë diku për të arrestuar personazhe që kanë lidhje, thonë, me inceneratorët. Kush do arrestohet?

Edith Harxhi: Ata që kanë bërë zullume dhe afera e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha në Shqipëri, një nga skupet më të mëdha në Shqipëri.

Arian Çani: Po si ka mundësi që SPAK, se e pashë që dhe ju ishit në brendësi, si mund të ketë firo të lajmeve të tilla. Normalisht këto duhet të ishin super sekret.

Edith Harxhi: Po sepse gjithçka që është lokale, thonë anglezët, mbetet lokale dhe ne jemi një vend i vogël kështu që lajmi merr dhenë.

Arian Çani: Fakti që ne e thamë tani në emision mund të ndihmojë edhe në arratisjen e personazhit që dyshon se do arrestohet apo jo?

Edith Harxhi: Atë nuk e dimë.

Arian Çani: Rrini zgjuar sot se do ketë arrestime.