zoom

Stil

Ardit Çuni dhe Samanta Karavella në një lidhje? Videoja që ngriti dyshime

Një video e Ardit Çunit në TikTok i bëri njerëzit që të mendojnë se ai dhe Samanta Karavella janë në një lidhje.

Arditi shfaqet duke improvizuar me një sound viral në TikTok, teksa qëndron pranë një vajze.

Nisur nga tatuazhi në kyçin e dorës, njerëzit e vëmendshëm dalluan që bëhet fjalë për Samanta Karavellën.

Shtojmë ndërkohë se Arditi ndodhet aktualisht në SHBA, vendi ku jeton Samanta, dhe të dy janë takuar me njëri-tjetrin atje.

“Samanta është kjo se e njoh nga tatuazhi,” shkruan dikush. “Samanta në video! Po ajo ka të dashur,” pyet një tjetër. “Trego që ke të dashur, pa treguar që ke të dashur” lexohet në një koment të radhës.

Teksa ju drejtua si pyetje nga Anabel.al, Arditi u përgjigj: “Hahaha oh Zot! Faleminderit që pyetët, por unë dhe Samanta kemi një shoqëri shumë të mirë. Përtej kësaj, të tjerat janë aludime të kota.”