zoom

Aktualitet

Ardhja e vaksinave kineze në Shqipëri, Shehu: Të paefektshme/ Nuk jemi Afrikë Qendrore

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ka folur mbi vaksinat që ka në dispozicion vendi ynë.

Shehu thotë se vaksinat kineze të ardhura në Shqipëri kanë një përqindje të ulët efektshmërie. Ai thotë se Shqipëria, nuk është Afrikë Qendrore, e kësisoj nënvizon se qytetarët duhet të trajtohen si të barabartë me qytetarët e vendeve të tjera Evropiane.

Vaksinat e importuara:

Shqiperia gjithmone dhe me e pasigurte per te ardhmen Covid dhe varianteve te tij Delta etj.

Kryeministri dhe sot po mburet me 50 mije doza vaksina kineze nga Turqia, qe perbejne shumicen dermuese te vaksinave te perdorur ne Shqiperi.

Krejt jashte standarteve europiane, amerikane, britanike jane keto vaksina. Miratimi urgjent i OBSh per ato nuk vlen per keto vende, dhe ato te zhvilluara, eshte per nje “bote” tjeter larg tones.

Kinezet vete i japin nje efikasitet 50,3%, gjemanet nen 30% dhe akoma me keq per variantet, pra….

Te paafta per te mbrojtur nga variantet Covid. Shqiperia nuk eshte Afrike Qendrore e shqiptaret meritojne te trajtohen si grekerit, italianet, kroatet, gjermanet etj.

Ne Shqiperi duhen pranuar vaksina vetem te certifikuara nga EMA, FDA ose agjensia britanike. E kunderta perben nje rrezik kombetar dhe nje veper te denueshme.

Kjo per cilesine, se dhe per sasine e aplikuar deri tashti jemi nga fundi i Botes, shume nen mesataren e rruzullit, shume larg nevojave tona, mjafton te shikoni te dhenat e perditesuara.

Dhe ne fund, kontrolloni edhe daten e skadences, se ato te mepareshmet…