zoom

Politikë

Andi Bushati refuzon debatin për Bashën në TV, ja arsyeja që jep

Analisti Andi Bushati nuk ka pranuar të marrë pjesë në një debat televiziv ku do të diskutohej lidhur me situatën në Partinë Demokratike dhe në mënyrë konkrete për çështjen e mbylljes së dyerve të selisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Bushati, i cili në një status në rrjetet sociale thotë se nuk mund të merrte pjesë në një debat të tillë, duke ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me atë që po ndodh në PD.

‘Më ftoi sot një koleg për një debat TV. I thashë nuk mundem, nuk kam asnjë njohuri për praktika blindimi’, shkruan Bushati në Facebook.