zoom

Politikë

Provojnë sërish! Grupi i Berishës niset edhe sot drejt selisë blu

Grupi mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berishës duket se do të provojë edhe ditën e sotme të futet në ambientet e selisë blu, ndonëse për dy ditë me radhë ka rezultuar tentativë e pasuksesshme.

“Sot do të shkohet në seli për të zhvilluar mbledhje në orën 11.00 dhe 12.00 përkatësisht”, shkruhet në njoftim.

Mbyllja e derës kryesore nuk lejon futjen e përfaqesuesve të Komisionit të Rithemelimit, teksa kujtojmë se dje mbetën jashtë edhe disa të rinj të FRPD-së.