zoom

Slider

Ancelotti thotë se afrimi i Mbappe në Madrid në këtë mënyrë do të ishte gabim

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka dalë në konferencë për mediet për ndeshjen kundër Getafes, ndërsa nga aty është pyetur për Kylian Mbappe-n.

Tekniku tha se nuk ka kuptim të flitet për francezin, pasi ai është pjesë e PSG-së dhe jo e Realit.

“Nuk po flas për Mbappe, sepse ai është lojtar i PSG-së dhe ne i respektojmë të gjithë lojtarët të cilët nuk janë me ne. A do të ishim të gatshëm të ulnim pagat e ekipit për ta sjellë atë dhe rrjedhimisht edhe pagën time? Nuk ka kuptim të flasim për të sepse ai është te PSG”, tha Ancelotti. /zoom.al/