zoom

Politikë

Analisti “plas bombën”: Meta ka probleme serioze me DASH prandaj Blinken nuk e takoi

Analisti Baton Haxhiu komentoi vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Ai u ndal në faktin që Blinken nuk kishte të programuar në agjendë takim me asnjë nga përfaqësuesit e opozitës, as Sali Berishën, as Lulzim Bashën, as Ilir Metën.

Ky është një lajm i keq për opozitën, sipas tij, duke shtuar se arsyeja pse nuk pati shtrëngim duarsh me Metën është për shkak të problemeve të tij me DASH.

“(Blinken) Nuk e takoi për arsye se gjithashtu, edhe Berisha edhe Meta kanë probleme serioze me Departamentin e Shtetit dhe kjo është evidente.

Nuk ndodh që një Sekretar Shteti përveçse rasti siç është ky që mos ta takojë opozitën për t’i dhënë kurajo që ta nxisë atë për një opozitarizëm dhe një pushtet në të ardhmen, nuk ekziston askund. Kjo është arsyeja se ky lajm është shqetësues për Lul Bashën, sidomos për dy pretenduesit e tjerë të rinj që kanë marrë qindra mijëra euro fonde për të krijuar një koncept konkurrues dhe opozitar brenda Shqipërisë”, tha Haxhiu.