zoom

Ekonomi

AMF njoftim urgjent për shqiptarët: Mos investoni kriptomonedha në këtë platformë! Mund të humbisni paratë

AMF njoftim urgjent për shqiptarët: Mos investoni kriptomonedha në këtë platformë! Mund të humbisni paratë

 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka njoftuar qytetarët për një platformë investimi të palicencuar, ku ata rrezikojnë të humbasin investimet e tyre.

Platforma “NetherexPro” nuk është e licencuar për investime titujsh dhe kriptomonedhash, thekson AMF.

Çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme. Investitorët duhet të jenë të qartë se Autoriteti nuk mund të mbrojë interesat e tyre kur investojnë në subjekte apo platforma të palicencuara/regjistruara/njohura nga AMF”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, AMF tregon se në vend nuk ka ende asnjë shoqëri që mund të ofrojë shërbime të lidhura me monedhat digjitale.

Postime të lidhura