zoom

Politikë

Ambasada e SHBA-ve pret gjyqtarët e dy shkallëve të GJKKO-së: Mbështetje të përkushtuar nga ne!

Një ekip i Ambasadës Amerikane ka pritur në takim gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada sqaron se theksi në takim u vu tek roli kyç i gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ndërkohë u theksua gjithashtu mbështetja që SHBA ka për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme.

“Ekipi ynë i ambasadës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent”, thuhet në postim. /ZOOM.AL/