zoom

Sport

Allegri dorëzohet për titullin: Tani të mbrojmë vendin e dytë!

Një pikë në tre ndeshjet e fundit zbehën përfundimisht ëndrrën e çdo tifozi të “Zonjës së Vjetër” se mund të rivalizonin me Inter në garën për titull në Serie A.

I dorëzuar në këtë pikë është edhe Allegri, në fakt, trajneri nuk e ka përmendur kurrë, por rezultatet e fundit e kanë detyruar atë të ngrejë zërin, të shkund ekipin pasi kërkon të blindojnë sa më parë vendin e dytë:

“Titulli ishte një ëndërr e bukur, por tani mjaft. Te Juventus nuk duhet të kënaqesh kurrë, në të njëjtën kohë askush nuk duhet të qëndrojë i qetë, të relaksohet, pasi duhet të blindojmë vendin e dytë, objektiv ky që nuk është i sigurt.

Ky është objektivi ynë, duhet të luftojmë për të”, mësohet t’i këtë thënë Allegri ekipit në dhomat e zhveshjes.

Me këto fjalë Allegri u përpoq të shkund ambientin, t’i kthejë sa më shpejt në shinat e duhura pasi Milan është aty, vetëm dy pikë larg.

Juve pret këtë fundjave Frosinonen në Torino, një ndeshje ku nuk lejohet asnjë hap falas, kërkohet tre pikët me çdo kusht për të mbajtur larg kuqezinjtë. /ZOOM.AL/