Aplikacion
Albumi i ardhshëm, “Harry’s House”, vjen pas atij të vitit 2019 “Fine Line”. Publikimi i tij u bë i ditur nga këngëtari britanik, i cili e ndau me fansat një klip të shkurtër, ku shihet duke dalë në skenën e një teatri të zbrazët.
Sipas portalit “Billboard”, fansat e këngëtarit mezi po e presin këngën dhe albumin e ri dhe janë të bindur se idhulli i tyre do të sjellë shumë risi me këtë projekt.
Ish-anëtari i grupit “One Direction”, se fundmi e informoi publikun se do të shtojë data të reja të koncerteve për turneun në Britani të Madhe dhe Evropë, “Love On Tour“, kjo si pasojë e kërkesës së madhe për bileta, raportoi të martën portali “NME“. Performancat e këtij turneu do të zënë vend në stadiume të qyteteve të ndryshme.
Ndërkaq, në janar të këtij viti, Styles i anuloi të gjitha koncertet në Australi dhe Zelandë të Re, duke përmendur sfidat e vazhdueshme për turne ndërkombëtar për të dhe ekipin e tij.
Në muajin prill, Styles do të shërbejë si një prej performuesve kryesor në festivalin e sivjetmë “Coachella”, krahas yjeve të tjerë të muzikës si, Billie Eilish, Ye dhe Megan Thee Stallion./L.K
/Zoom.al