Aplikacion
Sirenat e alarmit janë aktivizuar sërish në zonën e Akrotirit në Qipro, pas sulmit të parë me dronë që Irani kreu më herët ndaj bazës ushtarake britanike që ndodhet në këtë zonë.
Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe u kanë kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi për shkak të një rreziku të vazhdueshëm për sigurinë.
Në një mesazh të shpërndarë për komunitetin e Akrotirit, qytetarëve u është kërkuar të shmangin daljet jashtë dhe të presin njoftime të tjera zyrtare nga autoritetet.
“Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë. Ju lutemi qëndroni brenda deri në një njoftim tjetër. Qëndroni larg dritareve dhe kërkoni mbrojtje pas ose nën mobilje të forta”, thuhej në paralajmërimin e shpërndarë për banorët./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari

