zoom

Bota

Alarm në Afrikë! Cikloni tropikal i afrohet një prej qyteteve më të populluara

Një ciklon i rrallë tropikal po i afrohet Tanzanisë. CNN shkruan se cikloni i quajtur “Jabo”, i vendosur në afërsi të Madagaskarit në Oqeanin Indian Jugor, aktualisht është ekuivalent me një stuhi të fortë tropikale me erëra që shkojnë deri në 100 km në orë.

Sipas mediave, kjo është një ngjarje e rrallë, pasi një ciklon tropikal ka kohë që nuk përfshinë Tanzaninë.

Të dhënat e nxjerra tregojnë se Tanzania është prekur për herë të fundit nga ciklon në shekullin e 19-të.

Cikloni Zanzibar, ndodhi në vitin 1872, ndërsa një ciklon tjetër ka ndodhur në vitin 1952.

Të dy stuhitë sollën shkatërrime të konsiderueshme në zonat ku ata ndikuan dhe morën jetë të panumërta.

Frika e autoriteteve qëndron tek qyteti Dar es Salaam, e cila banohet nga 6 milionë banorë.