zoom

Të gjitha

Akuzohet prej vitesh për operacione plastike, reagon Bella Hadid

Modelja e njohur, Bella Hadid ka dhënë një intervistë për revistën “Vogue”, ku ka treguar shumë sekrete, duke filluar nga anoreksia e deri tek operacionet e saj plastike.

Ajo ka tretuar për revistën prestigjioze të modës se ka bërë një ndërhyrje në hundë kur ishte 14 vjeç, por është penduar.

“Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi. Unë mendoj se do të isha mësuar me të”, u shpreh Bella.

Gjithashtu, ajo ka edhe një përgjigje për njerëzit që mendojnë se ka fryrë buzët apo ka bërë sytë me formë.

“Njerëzit mendojnë se kam shkatërruar fytyrën time sepse kanë parë një fotografie ku isha adoleshente dhe dukesha më e fryrë. Jam shumë e sigurt që nuk dukesh njësoj tani si në moshën 13-vjeçare, apo jo? Unë kurrë nuk kam përdorur filler. Le t’i japim fund kësaj. Nuk kam asnjë problem ta përdorë, por nuk është për mua”, tha ajo.

Postime të lidhura