zoom

Të gjitha

Akuzat e Brad Pitt për Angelina Jolie, kundërpërgjigjet aktorja

Beteja ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt për vreshtarinë e tyre në Francë ka nxjerrë disa akuza të reja. Duket se gjyqi mes Amber Heard dhe Johnny Depp e ka frymëzuar Pitt për të akuzuar aktoren se ajo “ka dashur ta dëmtojë” me shitjen e pjesës së saj ndaj një oligarku rus.

Ndërkohë, një burim i Jolie shprehet për “People” se Pitt po bën “deklarata false”. “Është e trishtë që pasi ajo e shiti biznesin në rrugë tërësisht ligjore, ai po e përfshin në këtë mesele padish”.

Në të vërtetë, pas divorcit të tyre gjykata vendosi se Angelina mund ta shiste pjesën e saj të pronës që ajo dhe Brad bashkëzotërojnë dhe ajo ia ofroi atë aktorit, por ai refuzoi. Pasi u  përpoq për dy vite që Pitt të pranonte ofertën e saj, Angelina iu drejtua gjykatës për të marrë leje për t’ia shitur atë dikujt tjetër.

Shitja u krye ndaj një kompanie të quajtur “Stoli”, e  cila i përket një oligarku rus, Yuri Shefler. Kjo e fundit po padit Brad për keqmenaxhim të fondeve dhe tashmë ai po bën të njëjtën gjë me aktoren duke dashur të marrë aksionet e saj.

Brad Pitt gjithashtu deklaron se Stoli është një kompani pro-ruse, por në të vërtetë Shefler është një kritik i madh i Putin prej mëse 20 vjetëësh. Atij nuk lejohet hyrja në Rusi për shkak të kritikave të tij ndaj liderit rus.

Nga ana tjetër, Angelina ka  deklaruar se ajo ishte tejet e lënduar dhe në siklet me ish-bashkëshortin e saj sepse ai vazhdoi të punonte me Harvey Ëeinstein edhe pasi ai e sulmoi aktoren. Ndonëse në dijeni të kësaj, Pitt nuk e ndërpreu punën me të.

Djali i madh i çiftit, Maddox, refuzon të ketë komunikim me të atin. Ky i fundit nuk po e akuzon Angelina Jolie për dëmtim reputacioni, por për devijim të kontratës, pikërisht për shitjen që ajo kreu në vreshtarinë e tyre