Aplikacion
“Julia më ka thënë që Eglën e kanë përjashtuar nga teatri”, tha Juli, duke acaruar aktoren. Gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Fun Club”, Julia ndër të tjera ka folur edhe rreth kësaj çështje.
Aktorja i ka mohuar të gjitha akuzat që ajo ka lidhje me këtë histori, duke treguar se nuk ka bërë asnjë bisedë me Julian Dedën për jetën profesionale të Eglës. Nga ana tjetër Julia tha se Egla ka 1 muaj kohë që të ndryshojë qasje apo të kërkojë falje publike për sjelljen e saj, teksa e quajti aktoren një mashtruese.
“E para e punës unë vij nga Amerika dhe nuk e di fare nga cili teatër është pushuar Egla apo në cilin teatër ka punuar Egla dhe nuk e kam parë kurrë. Egla është një mashtruese. Unë Eglës i kam thënë që do kesh probleme kur të dalësh jashtë, sepse do ngelesh pa punës si pasojë e sjelljes së saj brenda BBV. Ne aktorët punojmë në grup. Unë me Julin nuk kam bërë asnjë bisedë për anën profesionale të Eglës.
Egla nëse punon në një teatër, unë nuk e di për sa kohë mund të marrësh leje dhe së treti, Egla ka nxjerrë aty brenda shtëpisë të gjithë veten e saj. Unë nuk po flas për anën profesionale, po flas për anën njerëzore. Ne jemi njerëz që punojmë në grup nuk futemi dhe mbyllemi në zyrë. Unë nuk e kam detyrim për të sqaruar Eglën sepse nuk më ka marrë Egla në këtë produksion. Por unë nuk kam frikë të kem një diskutim me Eglën. Egla ka dhe një muaj kohë të ndryshojë qasjen e saj ose të kërkojë një ndjesë publike për të gjithë sjelljen e saj”, tha aktorja. /ZOOM.AL/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike