zoom

Të gjitha

Mamaqi: Bora Zemanit i është rritur shumë “çmimi”

Deklarata e bërë nga Ermal Mamaqi për të ftar Bora Zemanin në sezonin e dytë të serialit të realizuar nga ai solli reagime të shumta në rrjete sociale.

Ishte Beatriks Ramosaj e cila nuk takoi Donaldin brenda shtëpisë e cila u ndje e ofenduar nga fjalët e thëna nga personat që u ftuan në BBV.

Por së fundmi i ftuar në emisionin “ABC e mëngjesit” Mamaqi foli edhe për diskutimet e shumta që u bënë pasi ai ishte pjesë e një darke në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Aktori sqaroi edhe një herë se e gjithë batuta e tij, ku përmendi Bora Zemanin dhe shkaktoi shumë pakënaqësi te Beatrix Ramosaj, ishte pjesë e shakasë.

“Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal”, tha Ermali.

Gjatë bisedës ai u pyet nesë Bora do të jetë pjesë e sezonit të dytë të serialit të tij H.O.T,  Ermali tha “Po” dhe me humor shtoi se Borës është rritur shumë mendja pasi është përmendur shumë kohët e fundit.

“Kemi një problem, është një sfidë me Borën dhe uroj që të na shikojë dhe të ndryshojë mendimin e saj. Ngaqë u bë kjo zhurmë, i është rritur tangërlliku dhe ka një çmim të lartë. I bëj thirrje shikoje dhe njëherë ofertën se ndryshe folëm në fillim dhe ndryshe pas Big Brotherit. Borës i është rritur çmimi”, tha ai./L.K

Zoom.al