zoom

Aktualitet

Aksioni i IKMT-së mbi resort, Meta: Akt terrorist! T’i japim fund qeverisë së Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sërish për aksionin e IKMT-së te “Prestige Resort” të Irfaj Hysenbelliut.

Ai e ka cilësuar akt terrorist duke dënuar ndërhyrjen me fadroma teksa në hotel ndodheshin qindra turistë shqiptarë dhe të huaj.

“Nuk është një sulm. Është një akt terrorist. Është bërë në kundërshtim me ligjin. Procedurat gjyqësore, administrative. Është bërë në kulmin e sezonit turistik. Rreth 400 turistë të huaj dhe shqiptarë janë zgjuar atje me fadroma.

Unë kam qenë në krah të familjeve shqiptare sa herë është cenuar interesi i tyre. I bëj thirrje shqiptarëve të heqin dorën nga parullat dhe të bashkohen për t’i treguar vendin Edi Ramës dhe për t’i dhënë fund një regjimi ruspiesh.

Të shkosh te resorti i tjetrit për ta promovuar. Të çosh edhe afganët. Dhe pastaj një ditë të bukur t’i çosh fadromat duke thënë se e ka lejen me kusht. Lejen me kusht e ka edhe inceneratori i Tiranës. Pse nuk çon atje fadromat e IKMT”, tha Meta.