zoom

Të gjitha

Aksidenti në Bullgari/ 17-vjeçarja rrëfen tmerrin: I fejuari theu xhamin dhe…

Medina ishte në gjumë, në sedijen e parafundit të autobusit me pasagjerë nga Maqedonia e Veriut, në momentin që ai u përfshi nga flakët dhe aksidentua në një autostradë të Bullgarisë duke u marrë jetën 46 personave.

Po për fat, i fejuari i saj, Lulëzimi, bashkë me të ka mundur t’i shpëtojë vdekjes së sigurt, duke thyer një prej xhamave e duke dalë jashtë.

“Nuk, di u zgjova dhe dëgjova njerëzit që bërtisnin. I fejuari e ka thyer xhamin, dhe më thërriste për emër dhe unë di si kam dalë jashtë”, thotë Medina.

Shtatë personat që mbijetuan aksidentit, janë në gjendje të qëndrueshme dhe do të transportohen të premten drejt Shkupit. Por shumica e pasagjerëve të udhëtimit tragjik, nga Stambolli drejt Shkupit, kryesisht shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nuk e patën këtë fat.