Aplikacion
Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik, i ndodhur mbrëmjen e së martës, 19 maj, në aksin rrugor Thumanë–Laç, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur.
Blutë informojnë se, ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, kur automjeti i drejtuar nga 20-vjeçari Orgest Peca u përplas me automjetin që drejtohej nga Nikolin Gjoni.
Si pasojë e përplasjes, 56 vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa u plagosën P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, të cilët ndodheshin si pasagjerë në automjetin e viktimës.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Pas ngjarjes, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e mjetit, Orgest Peca, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./ Zoom.al
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore