Aplikacion
Aksident tragjik në aksin rrugor Thumanë–Laç. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë një person ka humbur jetën.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore
