zoom

Aktualitet

Aksidenti dramatik me 6 të plagosur në Librazhd, arrestohet i moshuari

Arrestohet shoferi 67-vjeçar, i cili përplasi dje  automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues në Librazhd, dhe për pasojë u dëmtuan shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të.

Po ashtu mbeti e plagosur edhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Ç., 67 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. A., 39 vjeç, banues në Librazhd, dhe për pasojë u dëmtuan shtetasi V. Ç. dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me të, si dhe një 11-vjeçare që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin A. A., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis;

-M. T., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”. /A.Q./