Aplikacion
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, ku 30-vjeçari Gjovalin Voka humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë elektrike.
Përplasja ishte fatale për të, duke ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa i plagosur rëndë mbeti edhe pasagjeri që udhëtonte bashkë me të, Anton Voka.
Ai është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.