zoom

Kosova

Aksident tragjik në Kosovë, viktima e të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor u shënua këtë të enjte në Kosovë.

Një automjet doli nga rruga në fshatin Galicë të Vushtrisë duke lënë një person të vdekur dhe shtatë të tjerë të plagosur.

Viktimë mbeti shoferi i mjetit, 59 vjeç, ndërsa pasagjerët e plagosur janë në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia dhe shpejtësia tej normave të lejuara.