zoom

Aktualitet

Aksident në Vorë, përplasen dy makina, drejtuesit e mjeteve përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës në afërsi të Vorës.

Në aksident janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin A. S., 48 vjeç, me motomjetin me drejtues shtetasin J. M., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri i tij, shtetasi R. Ç., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.