zoom

Aktualitet

Aksident në Tiranë/ 44-vjeçari përplaset nga betonierja

Një aksident u regjistrua pasditen e kësaj të hëne në Tiranë.

Një 44-vjeçar, teksa kalonte rrugën, u përpas nga një betoniere.

Aksidenti, sipas policisë, ndodhi në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

44-vjeçari i plagosur u transportua në spital, ku po merr ndihmë nga mjekët.

Grupi hetimor nuk ka zbardhur ende nëse aksidenti ndodhi si pasojë e një manovre të gabuar nga ana e drejtuesit të mjetit, kalimi i rrugës në mënyrë të shkujdesur nga ana e 44-vjeçarit apo prej lagështisë e shpejtësisë në rrugë.