zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Thumanë, 30-vjeçari humb njërën këmbë dhe sillet me urgjencë te Trauma

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës.

Mesohet se janë përplasur me njëra-tjetrën tre makina, ku është plagosur rëndë 30-vjeçari Serxhio Hysa, i cili ka humbur njërën këmbë, ndërsa të lënduar janë edhe dy shtetas të tjerë.

I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë Krujë dhe është dërguar me urgjencë te Trauma.