zoom

Të gjitha

Rita Ora flet për Kosovën në “Harper’s Bazaar Australia and New Zealand”

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, e ka treguar gjithmonë me krenari prejardhjen e saj. Së fundmi këngëtarja ka dhënë një intervistë për “Harper’s Bazaar Australia and New Zealand” ku ka folur për origjinën e saj dhe si e ka përjetuar periudhën në Angli.

E lindur në një familje të shquar kosovaro-shqiptare në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës tashmë të pavarur, në vitin 1990, Rita Sahatçiu ishte ende foshnjë kur familja – nëna e saj, Vera, babai, Besniku dhe motra, Elena – u larguan nga shtëpia e tyre. Luftërat Ballkanike të dekadës po shpërthyen. Ata kërkuan azil politik në Londër, ku Besniku bleu pijetoren ‘The Queens Arms’ në Kilburn, në Londrën Veriore”.

Këngëtarja shqiptare është shprehur gjatë intervistës se nuk është ndjerë asnjëherë si e huaj në Angli.

“Ishte kaq e përzier, zona ku u rrita. Unë isha shumë me fat – kurrë nuk u ndjeva vërtet si një i huaj. Unë shkova në shkollë, dhe në klasën time kishte shumë lloje të ndryshme emigrantësh dhe refugjatësh. Duke qenë të rritur me të gjitha ato kultura të ndryshme, si somalezët, gjermanët dhe shqiptarët, ndiheshim sikur ishim një ekuipazh, një skuadër”.

Ajo më vonë u emërua ambasadore e “UNICEF” në Mbretërinë e Bashkuar dhe ambasadore nderi për Kosovën. Rita bën thirrje që njerëzit të shkojnë dhe ta vizitojnë atë./L.K

/Zoom.al