zoom

Të gjitha

“Kam tre javë që vetëm qaj”/ Ronela Hajati falenderon fansat dhe premton projekte të reja

Pas disa muajsh në turne për shkak të “Eurovision 2022” dhe performancës elektrizuese, Ronela Hajati është kthyer në Shqipëri. Këtë e ka zbuluar vetë përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin e rëndësishëm të këtij viti. Ajo ka ndarë me mijëra ndjekësit e saj një foto në “Instastory”, ku tregon se si ndihet.

Por jo vetëm kaq, pasi Hajati ka zbuluar se ka shumë projekte për të përfunduar dhe nuk ka kohë për pushim. “Nuk e keni idenë sa kam qarë kur mbërrita në Tiranë sot… gjithsesi kam tre javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz. Tani… po rikthehem te ajo që isha! Kam shumë projekte për të përfunduar dhe nuk kam kohë për pushim. Ju dua shumë”, ka shkruar Ronela./L.K

/Zoom.al