Aplikacion
E njëjta gjë duket se i ka ndodhur edhe Aleksia Peleshit. Ajo është përfolur shumë për marrëdhënien e saj me Romeo Veshajn, pasi së fundmi dyshohet se janë ndarë nga njeri-tjetri.
Së fundmi, ajo ka sqaruar shumë gjëra mbi marrëdhënien e tyre. E ftuar në emisionin e Aulona Mustës, Aleksia tha ndër të tjera dhe pse nuk e ka më ‘follow’ aktorin në rrjete sociale.
Ajo u shpreh se do kishte dashur më mirë mos ta kishte bërë publike lidhjen. “Ka qenë një veprim shumë i nxituar që ta bëja publike dhe të flisja aq me detaje për marrëdhënien time. Unë jam person që më pëlqen të shprehem dhe nuk i fsheh emocionet e mija dhe nëse është nevoja i them para një Shqipërie të tërë, por që më mirë mos ta kisha bërë. Nuk flas më për këtë temë, sepse njerëzit mendojnë se jeta ime rrotullohet rreth tij. Sa herë unë flas dy orë dhe flas dy minuta për të, njerëzit thonë ja, kjo vetëm për këtë di të flasi”, ka thënë Peleshi në lidhje me aktorin./L.K
/Zoom.al
Policia, tjetër version për vrasjen e Martin Canit: E goditi dhe shtriu për tokë vrasësin e tij