zoom

Të gjitha

“Unë e imitoj si gay, por ai është…”/ Ish-aktori i Portokallisë zbulon se si qëndron e vërteta

Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja njihet për interpretimet e tij në emisionin e humorit “Portokalli”. Gjithashtu pjesë e tyre ka qenë imitimi i personazhe të njohur shqiptarë si Sali Berisha, Arjan Cani apo edhe  prezantuesin Eni Shehu. Por për këtë të fundit ai ka patur mjaft akuza se imitimi i tij e ka sjellë personazhin e Enit si gay.

Rezarti ka folur vetë në lidhje me këtë duke u shprehur se nuk është aspak e vërtetë. Ai shton se është e drejta e tij të sjellë personazhin sipas mënyrës së tij dhe t’i shtojë dhe ngjyrime të tjera. Madje ai ka zbuluar se me Enin ka qenë në të njëjtën klasë në gjimnaz dhe se Eni ishte i preferueri i vajzave asokohe.

“Sa për informacion në gjimnaz Eni ka qenë një nga çunat që ka ndërruar të gjitha gocat që kanë qenë më të bukurat e shkollës, Eni i ka pasur dashnore. Çunat gangstera merrnin Enin që të afronin gocat. Kur e afronin u thonte merreni se kam mbaru punë me të. Nga inati ato e shanin, nxirrnin këto llafe,”-ka treguar më në detaje aktori./L.K

/Zoom.al