zoom

Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike jep alarmin: Sulmet rrezikojnë centralin e Zaporizhzhia

Sulmet e fundit në termocentralin bërthamor të Zaporozhzhia, po shkelin një nga parimet e dakorduara për të reduktuar rreziqet e sigurisë së centralit. Alarmi është i nivelit të lartë, pasi ekspertët i tremben një aksidenti të qëllimshëm radioaktiv.

Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Gjatë 10 ditëve të fundit, i pari nga këto parime është shkelur në mënyrë të përsëritur, duke shënuar një ndryshim rrënjësor, një rritje të rrezikut për sigurinë bërthamore dhe mbrojtjen e objektit”, tha Grossi, duke iu referuar parimit se nuk duhet të ketë sulme të çdo lloji nga ose kundër uzinës.

Ai i ka kujtuar Këshillit të Sigurimit se vitin e kaluar ai kishte përshkruar parimet për garantimin e sigurisë së Znpp për të shmangur rrezikun e një aksidenti bërthamor dhe i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që t’i respektojnë ato. /ZOOM.AL/