zoom

Bota

Aeroplani përplaset me një zjarrfikëse në aeroport, dy pilotë humbin jetën

Aeroplani përplaset me një zjarrfikëse në aeroport, dy pilotë humbin jetën

Dy pilotë kanë humbur jetën pasi një aeroplan i Air Canada u përplas me një automjet zjarrfikës në Aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut.

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit Portual, Kathryn Garcia, thotë se në aeroplanin, i cili u ul nga Montreali, ndodheshin 72 persona. Të gjithë kanë shpëtuar, por disa me lëndimet serioze.

Dy oficerë brenda automjetit zjarrfikës janë në gjendje të qëndrueshme, shton Garcia.

Aeroporti pritet të mbetet i mbyllur deri të paktën në orën 14:00 ET (18:00 GMT), ndërsa ka nisur një hetim.