zoom

Të gjitha

“Unë jam shumë maloke, të më prekësh e kam tmerr”/ Adrola Dushi bën rrëfimin e rrallë për jetën

Modelja Adrola Dushi, e ftuar në “Më lër të flas” nën moderimin e binjakëve Veshaj, ka zbuluar ngacmimin më të shëmtuar nga një djalë.

Adrola tregoi se para shumë vitesh, një djalë në Tiranë e ka ngacmuar duke e prekur fizikisht dhe kjo gjë e ka irrituar shumë.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Kur erdhe nga Rrësheni në fillim, ty të kanë ngacmuar çuna apo jo?

Adrola: Po!

Romeo: Kush është ngacmimi më i keq që ke marrë ndonjëherë, flirtimi më i keq.

Adrola: Unë jam shumë maloke, t’më prekësh me dorë e kam tmerr. E kam bezdi të më prekin meshkujt pa më njohur e kam tmerr. Edhe sikur të më njohësh, nuk dua të më prekësh. Dikush erdhi më kapi më preku, kisha fituar Missin atë kohë, kam qenë me shoqen time, kisha një shishe në dorë. Jam nisur, do bëja skandal, nuk e kappa dot, por do bëja skandal, ndoshta ai do më rrihte, por unë u nisa për ta shklyer.

Gjatë intervistës, vëllezërit Veshaj e pyetën nëse e kishte uruar ish-bashkëshortin për lidhjen e re. Adrola nuk ngurroi që t’i bënte një urim Adis Patushit, i cili prej disa muajsh është duke shijuar lidhjen e tij me këngëtaren e njohur, Fifi. Çifti duket i pandashëm, pasi shfaqet në çdo moment bashkë

Biseda në “Më lër të flas”:

Donaldi: A e ke uruar Adisin për lidhjen e re me Fifin?         

Adrola: Doni ta uroj këtu? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit

Donaldi: Është për të mirë kjo apo jo?        

Adrola: Po, sigurisht? S’kam asgjë kundra lidhjeve unë, jam shumë pro lidhjeve të dashurisë.

Ndërkohë kujtojmë se Adrola dhe Adisi janë prindër të një djali dhe janë ndarë para disa vitesh./L.K

/Zoom.al