zoom

Aktualitet

Acar! Shqipërinë e presin temperatura deri në -16 gradë

Ditët që na presin në vijim do të jenë tepër të ftohta!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për 5 ditët e ardhshme, ku duke nisur nga e shtuna, temperaturat në të gjithë vendin do të jenë në minus gradë.

Më poshtë gjendet parashikimi i motit për ditët e ardhshme:

Situata meteorologjike ditët e ardhshme parashikohet e veçantë pasi në të gjithë rajonin do të zbresin masat e ftohta e të acarta polare të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave.

Ditën e premte do të ketë fillimisht mot të vranët me reshje shiu e dëbore në zonat malore të cilat në veri e verilindje do të jenë të dendura. Prej orëve të pasdites me depërtimin e vazhdueshëm të masave të ftohta do të ketë kthjellime e rënie të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin.

Kjo rënie do të jetë e pranishme deri në mesjavë ku i gjithë vendi do të jetë në prani të ngricave dhe temperaturave negative. Ngricat e forta do të jenë të pranishme gjatë fundjavës deri në mesjavë dhe në zonat malore këto parashikohen gjatë gjithë 24 orëshit.

Vlen për t’u theksuar prania e erës së ftohtë e hera herës e vrullshme veriore e cila do të na shoqërojë këto ditë.

Ju këshillojmë që gjatë ditëve me ngrica lëvizjet tuaja të jenë të kujdesshme!