zoom

Bota

2 ministra shqiptarë/ Abazoviç prezanton sot konceptin e qeverisë së re

Mandatari për përbërjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, sot do t’i drejtohet publikut.

Sipas kësaj komunikate të qeverisë malazese, Abazoviç do të prezantojë konceptin e qeverisjes së re, duke nisur nga ora 11:00.

Deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Millosh Konatar tha se kjo nomenklaturë në ardhje do të ketë 20 ministra dhe katër nënkryetarë.

Abazoviç është mandatuar nga presidenti malazez, Millo Gjukanoviç, për themelimin e një qeverisjeje të re.  Në këtë qeveri do të ketë 4 nënkryetarë të Qeverisë , 18 ministri , 20 ministra ( 2 pa portfel ).

Do ketë edhe dy ministra shqiptarë, Gjeloshaj dhe Fatmir Gjeka.