zoom

Të gjitha

“A të thash mos shko…”?!/ Ledri Vula një “bashkëshort i pa bindur” dhe këtë e konfirmon Sara

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka festuan para pak ditësh 30-vjetorin. Ajo organizoi një festë të madhe me të ftuar të shumtë ku nuk kanë munguar as personazhet VIP. Sara ka publikuar në kanalin e saj në YouTube një video me prapaskenat e jo vetëm nga festa e saj. Mes të tjerave në këtë video ajo ka treguar edhe një moment tensioni që ka patur me Ledrin.

“Po çfarë rëndësie ka njerëzit e tjerë janë këtu. I bie që ti dhe Kevi mos të jeni aty kur të dalë unë poshtë. Mirë, mirë hajde kur të mbarojë e gjitha. Ciao!”– i tha ajo Ledrit duke ia mbyllur celularin teksa më pas foli me të vëllain duke i thënë: “A të thashë mos shko?! A të thashë mos shko me Ledrin?! Po nuk e dije ti. Po më beso mua pse duhet ta dish? Pse duhet të ikje atje kur ke ditëlindjen e motrës tënde? Tani hajde në orën 9 kur ta mbyllim.”

Sara shihet e nervozuar dhe e mërzitur duke u shprehur se njerëzit më të rëndësishëm për të nuk do jenë pranë saj që në fillim.

“Kanë ngelur në trafik. Njerëzit më të rëndësishëm dhe të afërt për mua kanë ngelur në trafik dhe nuk do arrijnë në kohë aty. Më mirë mos ta festoj ditëlindjen fare.”

Sara thotë se në një moment mendoi se do i propozonte Ledri por duke qenë se ai ka ngecur në trafik i hoqi shpresat.

“Mendja ku nuk më shkon. Me ju thënë të drejtën aq të madhe s ma bëtë një herë thash se do më propozojë Ledri por nuk e kam më këtë ndjenjë se ai është me vonesë.” -tha ajo duke lënë të kuptohet se po e pret një propozim dhe se dasma mund të jetë rrugës./L.K

/Zoom.al